Spec.Dr.Nerxhivane Elshani-Vukli

Sherbimet:

-Percjelljen e shtatzenise
-Vizita Gjinekologjike-Obstetrike
-CTG e frytit (edhe per binjak)
-Kontrolle e gjirit
-Tretmane te gjirit
-Papa test,sherimin e semundjeve te ndryshme gjenitale dhe sherbime te tjera...

Home

Friday, May 30, 2014

Si ndikon shtatzania mbi gruan dhe foshnjen

Shtatzania eshte nje gjendje fiziologjike, e natyrshme e cila nuk demton organizmin e nenes nese tregohet kujdesi i duhur. 

Gjate shtatzanise foshnja (fetusi) formohet dhe zhvillohet duke marre lenden ushqyese nga gjaku i nenes. Kur nena eshte e shendetshme, merr ushqim te mjaftueshem dhe ben jete te rregullt, foshnja zhvillohet mire dhe lind i shendetshem. 
Ne rast se nena semuret ose nuk ben jete te pershtatshme per gjendjen e saj, foshnja demtohet dhe mund te linde e dobet ose e semure. Gjithashtu ka mundesi qe shtatzania te perfundoje ne deshtim ose lindje te parakoheshme.

Puna gjate shtatzanise
Gjate shtatzanise gruaja mund dhe duhet te vazhdoje te punoje sipas kushteve te caktuara nga mjeku. Puna fizike dhe levizjet e pershtateshme jo vetem qe nuk jane te demshme por vlejne per mbarevajtjen e shtatzanise. Ne raste te rralla, kur mjeku e sheh te nevojshme gruaja shtatzane duhet t’i nenshtrohet regjimit.

Puna e gruas shtatzane konsiderohet puna pa sforco e ngarkese, pa qendrime te zgjatura ne kembe. Me levizje ne kuptojme ecjen e perditeshme si dhe disa ushtrime te kufizuara per muskulaturen e barkut. Puna e rende fizike e demton gruan shtatzane. Eshte i papershtatshem qendrimi i saj kerrusur, mbartja e peshave te medha, terheqja e tyre dhe ngritja e sendeve me peshe te madhe.

Menjanimi i shqetesimeve 
Gruaj shtatzane duhet te gjeje qetesi brenda familjes dhe shoqerise. Ajo duhet ta prese femijen me gezim dhe pa frike. Kete gezim duhet ta ndjeje jo vetem cifti por edhe rrethi familjar. Ajo duhet te njoftoje pa ndrojtje gjendjen e saj qe nga shenjat e para te shtatzanise.

Ushqyerja e gruas shtatzane 
Ne kete periudhe duhet bere kujdes per ushqyerjen. Sasia dhe kalorite e ushqimit duhet te jene te mjaftueshme. Cilesia e ushqimit ka shume rendesi. Ushqimi i pamjaftueshem dhe jocilesor e demtojne ate dhe nuk lejojne zhvillimin e plote te femijes. Foshnja terheq lende me vlere nga trupi i nenes duke i sjelle deme asaj.

Ne shtatzani gruaja duhet te marre ushqime me perberje te ndryshme, jo ushqim te njeanshem. Ajo ka nevoje per proteina dhe keto lende i merr nepermjet mishit, qumeshtit, peshkut, vezes, djathit, bizeleve, fasuleve, thjerzave etj.

Yndyrnat i siguron nga gjalpi, vajra, dhjamra dhe veze.
Sheqernat nga buka, makaronat, orizi, patatet, perimet dhe frutat.
Kriprat minerale dhe vitaminat nga perimet dhe frutat duke i konsumuar ne menyre te rregullt e te perditeshme. Kripa e gjelles duhet perdorur me kriter. Pijet alkoolike jane te demshme edhe duhani gjithashtu. Ajo nuk duhet te pije duhan as gjate periudhes se qumshit, kur ka foshnjen ne gji.

Higjena
Eshte e rendesishme qe ajo te mbaje nje higjene te rregullt. Ajo duhet t’i kushtoje rendesi gjinjve jo vetem ne drejtim te higjenes por te ndihmoje per veten per te mos patur probleme gjate ushqyerjes se femijes ne gji. Gjinjte pas dushit, duhen masazhuar me nje rrobe te paster dhe paksa te ashper sepse keshtu pakeson mundesine e shfaqjes se plasave (regadeve) te cilat pengojne rrjedhjen e qumeshtit dhe favorizojne infeksionet.

Kujdesi per dhembet
Gjate shtatzanise vihen re brerje ose demtime te dhembeve. Nese behet kujdes keto demtime nuk shfaqen. Ushqimi duhet marre i plote dhe me lende qe permbajne kalcium e fosfor. Keto gjenden ne qumesht, djathe, mish, veze, peshk, perime, buke.
Ne 3-4 muajt e fundit gruaja shtatzane duhet te marre vitamine D ne sasine 800 njesi ne dite. Kjo vlen jo vetem per dhembet por edhe per ruajtjen e shendetit te nenes dhe zhvillimin e femijes. Kontrolli tek stomatologu behet rregullisht nje here ne muaj.

Sunday, March 2, 2014

Biseda rreth Abortit !

Nje grua e shqetesuar shkoi tek gjinekologu i saj dhe i tha:
“Doktor,kam nje problem urgjent dhe me nevojitet ndihma juaj.Femija im nuk ka mbushur akoma 1 vjec dhe une jam serish shtazene.Nuk dua qe femijet te jene kaq afer me moshe,eshte sakrifice shume e madhe te kujdesesh per te dy kaq shpejt.”
Doktori i tha:”Ne rregull,cfare duhet te bej une?”
Ajo iu pergjigj:”Une dua qe ju ti jepni fund shtatzanise sime dhe kerkoj ndihmen tuaj.”
Doktori u mendua per pak kohe dhe iu drejtua gruas:”Mendoj se e kam zgjidhjen alternative per ju,c’ka eshte dhe me pak e rrezikshme.”
Gruaja qeshi,me idene qe doktori pranoi kerkesen e saj per abort.
Doktori i tha;”Ne menyre qe ti te mos kujdesesh per te dy femijet e tu meqe jane shume afer me moshe,le te mbysim ate qe ti tashme mban ne krahe.Ne kete menyre ti do beje ca pushim nderkohe qe lind tjetri.Nese gjithsesi ne do mbysnim njerin prej tyre,s’ka rendesi cili eshte ai.Madje nuk do kishte as rrezik per trupin tuaj nese do vrisnim femine qe tashme mban ne duar.”Gruaja e tmerruar tha:”Jo doktor,eshte krim te mbysesh nje femije.”
“Ndajme te njejtin mendim”-i tha mjeku,-“por mua me duket dakort ndaj ju dhashe alternative me te mire.”
Doktori buzeqeshi duke nenkuptuar qe ia kishte arritur qellimit.
Ai e bindi nenen qe nuk ka ndryshim mes '‘vrasjes” se nje femije tashme te lindur dhe nje tjetri qe ndodhet akoma ne barkun e nenes.KRIMI eshte po i njejti !!!
Dashuria thote:”Une sakrifikoj veten time per te miren e nje personi.”
Aborti thote:”Une sakrifikoj personin tjeter per te miren time.”

Thursday, February 6, 2014

Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë

Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë

Shtimi i duhur në peshë është i lidhur ngushtë me rezultatet e mira të shtatzanisë.
Pesha që një grua shtatzanë duhet të shtojë gjatë shtatzanisë varet nga:
  • pesha e saj para se ajo të mbetet shtatzanë,
  • mosha e saj (moshat e reja kanë nevoja më të mëdha),
  • numri i fetuseve që ka (binjakët, trinjakët, etj),
  • gjëndja e saj shëndetësore (nëse ajo ka diabet, apo presion të lartë të gjakut).
Cila është rëndësia e peshës së gruas?

Nga të gjitha faktorët biologjikë që ndikojnë në peshën e lindjes së fëmijës, shtimi i nënës në peshë ka një ndikim të fortë.

Pesha para shtatzanisë
Gjëndja e peshës së gruas para se të mbetet shtatzanë, përcakton disa nga rezultatet e shtatzanisë së saj. Një peshë e shëndetshme para shtatzanisë rrit shanset e një shtatzanie të shëndetshme.
Gratë që janë nën peshë, apo shumë të shkurtra para se të mbeten shtatzanë,kanë rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të ulët lindje, apo  fëmijë me rritje të kufizuar.
Gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë kanë një rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të madhe dhe ka rrezik pak më të lartë për defekte të lindjes.Gjithashtu, gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë, bëjnë më shumë, diabet gestational (barre), tension  të lartë, lindje me seksio cezarea apo shtrime në spital gjatë shtatzanisë.
Në tre muajt e parë të shtatzanisë, shtimi në peshë luhatet shumë nga një grua në tjetër. Një shtesë prej 1-3 kilogram quhet normale. Në tremujorin e dytë (nga muaji i katërt- i gjashtë) shtimi ideal i peshës është rreth 1 kg në muaj. Në tremujorin e tretë (nga muaji i shtatë deri në të nëntin) është normal një shtim peshe rreth ½ kilogram në javë.

Saturday, November 30, 2013

Çfarë duhet vlerësuar, gjatë shtatzënisë?

Çdo ditë deri në lindje të fëmijës, për të vlerësuar se shtatzënia po ecën në rrugë normale, momentet më të rëndësishme janë: Lëvizjet e fetusit. Diku midis javës 18-të dhe javës së 22-të, fillojnë të ndihen lëvizjet e fetusit. Në shtatzëninë e parë, lëvizjet fetale ndihen nga java e 20-të deri në javën e 22-të. Në shtatzënitë e tjera, lëvizjet fetale ndihen nga java e 18-të deri në javën e 20-të. Lëvizjet e fetusit, tregojnë se zhvillimi i tij është normal. Në 3 mujorin e tretë, është e mundur të shikohet apo preket këmba dhe dora, mbi barkun e nënës. Gjithashtu nëna duhet të dijë që numri i lëvizjeve të fetusit vlerësohet si normale, kur ato rregjistrohen mbi 12 të tilla, gjatë kohës zgjuar. Rrahjet e zemrës fetale. Rrahjet e zemrës, janë tregues i mirërritjes fetale. Me ekografi, ato mund të ndigjohen dhe shikohen nga java e 5-të apo e 6-të e shtatzënisë. Normalisht numërohen nga 120-të deri 160-të rrahje në minutë. Kur numri i rrahjeve të zemrës fetale është më i vogël se 120-të rrahje në minute apo kur numri i rrahjeve të zemrës fetale është më shumë se 160-të rrahje në minute, duhet kërkuar ndihma e mjekut gjinekolog. Kur lindja nuk realizohet deri në fund të javës së 40-të, gruaja duhet të paraqitet tek mjeku gjinekolog. Për rastet e tjera që konsiderohen të rënda, duhet të kërkohen vlerësime mjeksore për ecurinë e shtatzënisë.

Për çfarë arsye, duhet të kryhen vizitat vaginale gjatë shtatzënisë?

Gjatë shtatzënisë, për shkaqe të argumentuara, mjeku mund të kërkojë kryerjen e disa vizitave vaginale. Vizitat vaginale nuk kryhen, vetëm në rastet kur shtatzënia e mëparshme ka paraqitur hemorragji para lindjes dhe/ose kur kanë plasur membranat dhe/ose kur ka rrjedhje të ujrave amniotike. Vizitat vaginale, kryhen për të përcaktuar dhe vlerësuar:  Pamundësinë e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzëninë deri në fund të saj dhe rrezikun e lindjes para kohe.  Mundësinë e rrezikut për abort.  Gjendjen e qafës së mitrës, para se të stimulohet artificialisht aktiviteti i lindjes në fund të shtatzënisë.  Pjesën paraqitëse/pozicionin e fetusit, para se të fillojë aktiviteti i lindjes.  Vlerësuar gjendjen e rrugëve të lindjes.

Cilat janë disa nga arsyet që gruaja shtatzënë, duhet të kontaktoj mjekun?

Cilat janë disa nga arsyet që gruaja shtatzënë, duhet të kontaktoj mjekun?  Mosha e gruas shtatzënë. Është e vlerësuar që periudha më e përshtatshme për të patur ecuri konforte të shtatzënisë, është periudha për rreth moshës nga 17-të vjeç deri në 35-së vjeç. Kjo do të thotë që gratë shtatzëna nën dhe mbi moshën e përshkruar, duhet të kenë kontakte më të shpeshta me mjekun.  Përmasat trupore. Gjatësia e nënës nën 145 cm ose ngushtim i kockave të legenit, i lindur apo i fituar, si dhe shtesa e peshës së nënës mbi 13 kg gjatë shtatzënisë ose humbje e peshës së saj gjatë shtatzënisë.  Keqformime të vërtetuara të mitrës apo të qafës së mitrës ose pamundësia e qafës së mitrës për të mbajtur fetusin, si dhe prania e fibromiomave të ditura më parë apo të diagnostikuara gjatë vizitës së parë para lindjes.  Kur gruaja ka kryer ndërhyrje të mëparshme kirurgjikale të çdo lloji, sidomos në organet gjenitale.  Të vjella e shpeshta, ankesa gjatë urinimit, rrjedhje dhe hemorragji vaginale gjatë shtatzënisë.  Dhimbje barku, të çfarëdo lloj natyre qofshin ato.  Prania e vazhdueshme e faktorëve stresues dhe problemeve psikologjike apo e gjendjes depresive mbas lindjeve të mëparshme.  Probleme të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj gruas shtatzënë.  Histori familjare për keqformime gjenetike apo të trashëguara, në linjën vertikale të familjes së saj ashtu dhe të familjes së bashkëshortit.  Kur ka pasur sëmundje të zemrës të diagnostikuara më parë, tension të lartë të gjakut, sëmundje të veshkave, të mushkërive, diabetit, sëmundje të gjakut, të tiroides, epilepsisë, sëmundje të mëlçisë, përdorim të duhanit, drogës apo pijeve alkoolike.  Ekspozimi ndaj lëndëve dëmtuese si; radiacioni, lëndë kimike, gazra helmues apo infeksione virale dhe bakteriale.  Periudha e shkurtër midis dy lindjeve, për më pak se një vit.  Lindje të mëparshme të fëmijëve me peshë të madhe, mbi 4000 gram, lindje të shumta mbi katër fëmijë, lindje të mëparshme para kohe, lindje të vështira të mëparshme si p.sh. nga asfiksia, lindje të mëparshme të fëmijëve me keqformime të lindura.  Dy ose me shumë aborte spontane të mëparshme.  Fëmijë të lindur të vdekur apo që kanë vdekur menjëherë mbas lindjes, në shtatzënitë e mëparshme.  Paraqitje jo normale të fëmijës, në lindjet e mëparshme apo lindje të mëparshme me operacion apo forceps.  Pakësimi i lëvizjeve fetale, më pak se 12-të lëvizje në 24 orë.  Fillimi i kontraksioneve uterine, para se të fillojë aktiviteti i lindjes.  Shkëputja e tapës mukoide apo rrjedhje të ujrave, para se të fillojë aktiviteti i lindjes.  Tejkalimi i datës së parashikuar për lindje, i përcaktuar nga dita e parë e menstruacioneve të fundit përpara fillimit të shtatzënisë dhe i korrektuar me ekografi, më shumë se një javë.

Kur duhet bërë paraqitja e parë tek mjeku, për të vërtetuar fillimin e shtatzënisë?

Kur duhet bërë paraqitja e parë tek mjeku, për të vërtetuar fillimin e shtatzënisë? Prania edhe vetëm e një shenje, e veçanërisht ndërprerja e gjakrrjedhjes si shkak i menstruacioneve, duhet ta drejtojë gruan në konsultë me mjekun gjinekolog. Ndërsa testi pozitiv i shtatzënisë, e drejton gruan tek mjeku gjinekolog për të marrë konfirmimin e saktë të fillimit të shtatzënisë si dhe për të kryer vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime të rëndësishme të cilat vlejnë për të patur ecuri normale të saj. Me vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime ekografike/ultrazë/ultrasonografi, mjeku konfirmon shtatzëninë dhe vlerëson moshës së saj. Gjithashtu me vizitë gjinekologjike, ai kontrollon dhe vlerëson qafën e mitrës dhe përjashton keqformimet e aparatit gjenital të gruas. Mjeku vlerëson sekrecionet vaginale dhe mundësisht kryen marrjen e materialit biologjik nga qafa e mitrës për të bërë analizën laboratorike. Gjithashtu mjeku vlerëson presionin/tensionin arterial. Kryen edhe matjen e peshës si dhe përmasat trupore të nënës së ardhshme. Për të realizuar këto kontrolle dhe analiza, mjeku mund të realizojë vizitë manuale. Këtu fillon marrëdhënia speciale grua-mjek, e cila duhet të bazohet në besim reciprok të vazhdueshëm deri në lindjen e fëmijës. Marrja e anamnezës nga mjeku, është një nga qëllimet e kësaj vizite. Edhe mbi bazën e saj, mjeku do të dijë se si të interpretojë vizitën gjinekologjike dhe ekzaminimet laboratorike. Gruaja shtatzënë, që në vizitën e parë, pajiset me një fletore të parapregatitur, në të cilën rregjistrohet e gjithë historia e shtatzënisë nga kontrolli i parë shëndetsor e deri në lindjen e fëmijës.