Shtatzania eshte nje gjendje fiziologjike, e natyrshme e cila nuk demton organizmin e nenes nese tregohet kujdesi i duhur.
Gjate shtatzanise foshnja (fetusi) formohet dhe zhvillohet duke marre lenden ushqyese nga gjaku i nenes. Kur nena eshte e shendetshme, merr ushqim te mjaftueshem dhe ben jete te rregullt, foshnja zhvillohet mire dhe lind i shendetshem.
Ne rast se nena semuret ose nuk ben jete te pershtatshme per gjendjen e saj, foshnja demtohet dhe mund te linde e dobet ose e semure. Gjithashtu ka mundesi qe shtatzania te perfundoje ne deshtim ose lindje te parakoheshme.
Puna gjate shtatzanise
Gjate shtatzanise gruaja mund dhe duhet te vazhdoje te punoje sipas kushteve te caktuara nga mjeku. Puna fizike dhe levizjet e pershtateshme jo vetem qe nuk jane te demshme por vlejne per mbarevajtjen e shtatzanise. Ne raste te rralla, kur mjeku e sheh te nevojshme gruaja shtatzane duhet t’i nenshtrohet regjimit.
Puna e gruas shtatzane konsiderohet puna pa sforco e ngarkese, pa qendrime te zgjatura ne kembe. Me levizje ne kuptojme ecjen e perditeshme si dhe disa ushtrime te kufizuara per muskulaturen e barkut. Puna e rende fizike e demton gruan shtatzane. Eshte i papershtatshem qendrimi i saj kerrusur, mbartja e peshave te medha, terheqja e tyre dhe ngritja e sendeve me peshe te madhe.
Menjanimi i shqetesimeve
Gruaj shtatzane duhet te gjeje qetesi brenda familjes dhe shoqerise. Ajo duhet ta prese femijen me gezim dhe pa frike. Kete gezim duhet ta ndjeje jo vetem cifti por edhe rrethi familjar. Ajo duhet te njoftoje pa ndrojtje gjendjen e saj qe nga shenjat e para te shtatzanise.
Ushqyerja e gruas shtatzane
Ne kete periudhe duhet bere kujdes per ushqyerjen. Sasia dhe kalorite e ushqimit duhet te jene te mjaftueshme. Cilesia e ushqimit ka shume rendesi. Ushqimi i pamjaftueshem dhe jocilesor e demtojne ate dhe nuk lejojne zhvillimin e plote te femijes. Foshnja terheq lende me vlere nga trupi i nenes duke i sjelle deme asaj.
Ne shtatzani gruaja duhet te marre ushqime me perberje te ndryshme, jo ushqim te njeanshem. Ajo ka nevoje per proteina dhe keto lende i merr nepermjet mishit, qumeshtit, peshkut, vezes, djathit, bizeleve, fasuleve, thjerzave etj.
Yndyrnat i siguron nga gjalpi, vajra, dhjamra dhe veze.
Sheqernat nga buka, makaronat, orizi, patatet, perimet dhe frutat.
Kriprat minerale dhe vitaminat nga perimet dhe frutat duke i konsumuar ne menyre te rregullt e te perditeshme. Kripa e gjelles duhet perdorur me kriter. Pijet alkoolike jane te demshme edhe duhani gjithashtu. Ajo nuk duhet te pije duhan as gjate periudhes se qumshit, kur ka foshnjen ne gji.
Higjena
Eshte e rendesishme qe ajo te mbaje nje higjene te rregullt. Ajo duhet t’i kushtoje rendesi gjinjve jo vetem ne drejtim te higjenes por te ndihmoje per veten per te mos patur probleme gjate ushqyerjes se femijes ne gji. Gjinjte pas dushit, duhen masazhuar me nje rrobe te paster dhe paksa te ashper sepse keshtu pakeson mundesine e shfaqjes se plasave (regadeve) te cilat pengojne rrjedhjen e qumeshtit dhe favorizojne infeksionet.
Kujdesi per dhembet
Gjate shtatzanise vihen re brerje ose demtime te dhembeve. Nese behet kujdes keto demtime nuk shfaqen. Ushqimi duhet marre i plote dhe me lende qe permbajne kalcium e fosfor. Keto gjenden ne qumesht, djathe, mish, veze, peshk, perime, buke.
Ne 3-4 muajt e fundit gruaja shtatzane duhet te marre vitamine D ne sasine 800 njesi ne dite. Kjo vlen jo vetem per dhembet por edhe per ruajtjen e shendetit te nenes dhe zhvillimin e femijes. Kontrolli tek stomatologu behet rregullisht nje here ne muaj.
Spec.Dr.Nerxhivane Elshani-Vukli
Sherbimet:
-Percjelljen e shtatzenise
-Vizita Gjinekologjike-Obstetrike
-CTG e frytit (edhe per binjak)
-Kontrolle e gjirit
-Tretmane te gjirit
-Papa test,sherimin e semundjeve te ndryshme gjenitale dhe sherbime te tjera...
Home
Friday, May 30, 2014
Sunday, March 2, 2014
Biseda rreth Abortit !
Nje grua e shqetesuar shkoi tek gjinekologu i saj dhe i tha:
“Doktor,kam nje problem urgjent dhe me nevojitet ndihma juaj.Femija im nuk ka mbushur akoma 1 vjec dhe une jam serish shtazene.Nuk dua qe femijet te jene kaq afer me moshe,eshte sakrifice shume e madhe te kujdesesh per te dy kaq shpejt.”
Doktori i tha:”Ne rregull,cfare duhet te bej une?”
Ajo iu pergjigj:”Une dua qe ju ti jepni fund shtatzanise sime dhe kerkoj ndihmen tuaj.”
Doktori u mendua per pak kohe dhe iu drejtua gruas:”Mendoj se e kam zgjidhjen alternative per ju,c’ka eshte dhe me pak e rrezikshme.”
Gruaja qeshi,me idene qe doktori pranoi kerkesen e saj per abort.
Doktori i tha;”Ne menyre qe ti te mos kujdesesh per te dy femijet e tu meqe jane shume afer me moshe,le te mbysim ate qe ti tashme mban ne krahe.Ne kete menyre ti do beje ca pushim nderkohe qe lind tjetri.Nese gjithsesi ne do mbysnim njerin prej tyre,s’ka rendesi cili eshte ai.Madje nuk do kishte as rrezik per trupin tuaj nese do vrisnim femine qe tashme mban ne duar.”Gruaja e tmerruar tha:”Jo doktor,eshte krim te mbysesh nje femije.”
“Ndajme te njejtin mendim”-i tha mjeku,-“por mua me duket dakort ndaj ju dhashe alternative me te mire.”
Doktori buzeqeshi duke nenkuptuar qe ia kishte arritur qellimit.
Ai e bindi nenen qe nuk ka ndryshim mes '‘vrasjes” se nje femije tashme te lindur dhe nje tjetri qe ndodhet akoma ne barkun e nenes.KRIMI eshte po i njejti !!!
Dashuria thote:”Une sakrifikoj veten time per te miren e nje personi.”
Aborti thote:”Une sakrifikoj personin tjeter per te miren time.”

Thursday, February 6, 2014
Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë
Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë
Shtimi i duhur në peshë është i lidhur ngushtë me rezultatet e mira të shtatzanisë.
Pesha që një grua shtatzanë duhet të shtojë gjatë shtatzanisë varet nga:
- pesha e saj para se ajo të mbetet shtatzanë,
- mosha e saj (moshat e reja kanë nevoja më të mëdha),
- numri i fetuseve që ka (binjakët, trinjakët, etj),
- gjëndja e saj shëndetësore (nëse ajo ka diabet, apo presion të lartë të gjakut).
Cila është rëndësia e peshës së gruas?
Nga të gjitha faktorët biologjikë që ndikojnë në peshën e lindjes së fëmijës, shtimi i nënës në peshë ka një ndikim të fortë.
Pesha para shtatzanisë
Gjëndja e peshës së gruas para se të mbetet shtatzanë, përcakton disa nga rezultatet e shtatzanisë së saj. Një peshë e shëndetshme para shtatzanisë rrit shanset e një shtatzanie të shëndetshme.
Gratë që janë nën peshë, apo shumë të shkurtra para se të mbeten shtatzanë,kanë rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të ulët lindje, apo fëmijë me rritje të kufizuar.
Gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë kanë një rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të madhe dhe ka rrezik pak më të lartë për defekte të lindjes.Gjithashtu, gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë, bëjnë më shumë, diabet gestational (barre), tension të lartë, lindje me seksio cezarea apo shtrime në spital gjatë shtatzanisë.
Në tre muajt e parë të shtatzanisë, shtimi në peshë luhatet shumë nga një grua në tjetër. Një shtesë prej 1-3 kilogram quhet normale. Në tremujorin e dytë (nga muaji i katërt- i gjashtë) shtimi ideal i peshës është rreth 1 kg në muaj. Në tremujorin e tretë (nga muaji i shtatë deri në të nëntin) është normal një shtim peshe rreth ½ kilogram në javë.
Pesha që një grua shtatzanë duhet të shtojë gjatë shtatzanisë varet nga:
Nga të gjitha faktorët biologjikë që ndikojnë në peshën e lindjes së fëmijës, shtimi i nënës në peshë ka një ndikim të fortë.
Pesha para shtatzanisë
Gjëndja e peshës së gruas para se të mbetet shtatzanë, përcakton disa nga rezultatet e shtatzanisë së saj. Një peshë e shëndetshme para shtatzanisë rrit shanset e një shtatzanie të shëndetshme.
Subscribe to:
Posts (Atom)