Spec.Dr.Nerxhivane Elshani-Vukli

Sherbimet:

-Percjelljen e shtatzenise
-Vizita Gjinekologjike-Obstetrike
-CTG e frytit (edhe per binjak)
-Kontrolle e gjirit
-Tretmane te gjirit
-Papa test,sherimin e semundjeve te ndryshme gjenitale dhe sherbime te tjera...

Home

Thursday, February 6, 2014

Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë

Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë

Shtimi i duhur në peshë është i lidhur ngushtë me rezultatet e mira të shtatzanisë.
Pesha që një grua shtatzanë duhet të shtojë gjatë shtatzanisë varet nga:
  • pesha e saj para se ajo të mbetet shtatzanë,
  • mosha e saj (moshat e reja kanë nevoja më të mëdha),
  • numri i fetuseve që ka (binjakët, trinjakët, etj),
  • gjëndja e saj shëndetësore (nëse ajo ka diabet, apo presion të lartë të gjakut).
Cila është rëndësia e peshës së gruas?

Nga të gjitha faktorët biologjikë që ndikojnë në peshën e lindjes së fëmijës, shtimi i nënës në peshë ka një ndikim të fortë.

Pesha para shtatzanisë
Gjëndja e peshës së gruas para se të mbetet shtatzanë, përcakton disa nga rezultatet e shtatzanisë së saj. Një peshë e shëndetshme para shtatzanisë rrit shanset e një shtatzanie të shëndetshme.
Gratë që janë nën peshë, apo shumë të shkurtra para se të mbeten shtatzanë,kanë rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të ulët lindje, apo  fëmijë me rritje të kufizuar.
Gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë kanë një rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të madhe dhe ka rrezik pak më të lartë për defekte të lindjes.Gjithashtu, gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë, bëjnë më shumë, diabet gestational (barre), tension  të lartë, lindje me seksio cezarea apo shtrime në spital gjatë shtatzanisë.
Në tre muajt e parë të shtatzanisë, shtimi në peshë luhatet shumë nga një grua në tjetër. Një shtesë prej 1-3 kilogram quhet normale. Në tremujorin e dytë (nga muaji i katërt- i gjashtë) shtimi ideal i peshës është rreth 1 kg në muaj. Në tremujorin e tretë (nga muaji i shtatë deri në të nëntin) është normal një shtim peshe rreth ½ kilogram në javë.