Spec.Dr.Nerxhivane Elshani-Vukli

Sherbimet:

-Percjelljen e shtatzenise
-Vizita Gjinekologjike-Obstetrike
-CTG e frytit (edhe per binjak)
-Kontrolle e gjirit
-Tretmane te gjirit
-Papa test,sherimin e semundjeve te ndryshme gjenitale dhe sherbime te tjera...

Home

Saturday, November 30, 2013

Cilat mund të jenë disa nga shenjat, që tregojnë për fillimin e shtatzënisë?

Ka disa shenja, që e bëjnë gruan të dyshojë për fillimin e shtatzënisë. Enjtja e gjinjve. Për shkak të ndryshimeve hormonale që shkakton ngjizja/fertilizimi, gjinjtë bëhen të ndjeshëm, të dhëmbshëm dhe të fryrë. Kjo mund të jetë shenja e parë që ndjen gruaja, në fillimin e shtatzënisë. Lodhja, gjumësia. Lodhja dhe gjumësia, janë shoqëruese në fillimet e shtatzënisë. Kjo gjendje mund të jetë shkak i rritjes së progesteronit, si pasojë edhe e fertilizimit. Gjakrrjedhja me sasi të vogël. Përafërsisht në kohën kur priten që të vijnë menstruacionet e rradhës, vërehet gjakrrjedhje vaginale në sasi të vogël dhe ndonjëherë edhe në sasi të mëdha. Shkaku i gjakrrjedhjes, mendohet se vjen nga implantimi i vezës në muret e mitrës. Sasia e vogël me kohëzgjatje deri në 2 ditë, nuk duhet ta shqetësojnë gruan sepse edhe kjo mund të konsiderohet si shenjë e fillimit të shtatzënisë. Kur gjakrrjedhja shoqërohet me dhëmbje, në shumicën e rasteve është konstatuar se shtatzënia është implantuar jashtë mitre. Prandaj, në rastet e gjakrrjedhjes, sidomos kur ekziston mendimi për fillimin e shtatzënisë, është i rëndësishëm kontrolli mjeksor. Rritje e ndjeshmërisë ndaj aromave, apo ndjenja e të vjellit. Rritja e ndjeshmërisë ndaj aromave apo ndjenja e të vjellit, shfaqet më shpesh në shtatzëninë e parë. Nuk përjashtohen edhe rastet, që këto ndjeshmëri të shfaqen edhe në shtatzënitë e tjera të rradhës. Ndjenja e fryrjes së barkut. Edhe ndjenja e fryrjes së barkut, vjen si shkak i ndryshimeve hormonale në shtatzëni. Megjithëse është pothuaj e njëjta ndjenjë me ndjenjën para ardhjes së menstruacioneve, e shoqëruar me shenjat e tjera, mund të jetë pasojë e fillimit të shtatzënisë. Urinimi i shpeshtë. Gjatë shtatzënisë, rritet sasia e lëngjeve në organizmin e gruas. Lëngjet e tepërta si dhe presioni që shkakton mitra në fshigzën e urinës, është një nga arsyet e kërkesës për shkarkim e ujrave të tepërt. Mosardhja e menstruacioneve në kohën e pritshme. Në rastet kur shtatzënia është e dëshiruar, me vonesën më të parë të mosardhjes së menstruacioneve, gratë bëjnë testin e shtatzënisë për ta konfirmuar atë. Kjo është e vërtetë, mosardhja e menstruacioneve të rradhës në kohën e pritshme, është një nga shenjat më domethënëse të fillimit të shtatzënisë. Rritja e temperaturës së trupit. Midis shenjave të mësipërme, rrit dyshimin mbi fillimin e shtatzënisë edhe rritja e temperaturës së trupit për një periudhë prej rreth 20 ditë pas fertilizimit. Duhet konsideruar e rëndësishme, kur temperatura qëndron vazhdimisht në nivele konstante relativisht të larta. Testi pozitiv i shtatzënisë. Prania e gjitha shenjave të mësipërme, nuk janë tregues i mjaftueshëm për të saktësuar fillimin e shtatzënisë. Testi i shtatzënisë i kryer rreth 1 javë pas ditës kur pritej ardhja e menstruacioneve të radhës, është shumë i besueshëm për të verifikuar atë. Pavarësisht nga rezultati i testit të shtatzënisë, gruaja duhet të kontaktoj mjekun gjinekolog për të vlerësuar gjendjen e saj shëndetsore.

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete